Ju rrëshqisni gishtin nëpër ekran, zogu i kuq i ulur në një llastiqe është gati të fluturojë, ju hiqni gishtin nga telefoni dhe zogu fluturon.
Ndërsa shikoni fluturimin e tij në telefonin tuaj, me siguri nuk po mendoni si mund të kujdeseni për planetin. Kjo do të ndryshojë.
Krijuesit e Angry Birds2 dhe 10 krijues të tjerë të lojrave më të famshme si Golf Clash, Subway Surfers dhe Transformers:Earth Wars janë zotuar të japin mesazhe mjedisore në titujt e tyre.
“Ka diku rreth tre miliardë njerëz që kanë celular dhe gjysma e tyre luajnë të paktën një nga këto lojra” thotë John Earner, drejtori i kompanisë “Space Ape” i cili bën “Transformers: Earth Wars”.
Ai ka thënë se kompania e tij ka një shtrirje masive përdoruesish dhe kjo i bën të ndjehen sikur kanë një mundësi më shumë për të bërë diçka.
John ndihmoi në organizimin e një “bllokimi të lojës” ku kompanitë e lojrave dhanë ide të reja përsa i përket mbrojtjes së planetit, së bashku me “Programin e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin” në fillim të këtij viti. Ai pyeti se si lojrat mund të edukojnë dhe të përfshijnë njerëzit për çështje të mjedisit dhe t’i frymëzojë ata të ndihmojnë në shpëtimin e planetit.
Shkencëtarët po paralajmërojnë se toka tani është gati një shkallë më e ngrohtë se sa ishte përpara industrializimit.
20 vitet më të ngrohta kanë qenë 22 vitet e kaluara, me 2015-2018 që janë pjesë e katër të parave. Akulli ka qenë duke u shkrirë për dekada dhe Oqeani Arktik mund të jetë pa akull në vitet 2050, nëse bëhet diçka.
John pranon idetë e sipërmarrësve “nuk shkojnë aq larg”, por beson se ato janë një hap i parë i mirë në vendosjen e çështjeve mjedisore para një audiencë masive.
Të 11 kompanitë që morën pjesë kanë një audiencë prej 250 milion lojtarësh.
Secili do të prezantojë një lojë të re, hartë, ngjarje me temë, histori apo diçka të tillë në lojën e tyre për të shkëmbyer informacione dhe mesazhe në lidhje me çështjet e mjedisit. Lojtarët e Angry Birds 2, për shembull, së shpejti do të mbledhin fara dhe mbjellin pemë brenda lojës ku dhe do të mësojnë për ndikimin pozitiv që mund të ketë kjo gjë në botën e vërtetë.
“Është një gjë e madhe për ne, ne duam të jemi një kompani me një qëllim dhe kjo është një pjesë e kësaj” thotë Ville Heijari, një nga krijuesit e lojës “Rovio”.
Ai thotë se është kënaqësi të sjellësh përvoja të çuditshme, interesante, të reja dhe emocionuese në lojra por pastaj të jesh në gjendje të kesh një ndikim pozitiv në çështjet globale, kjo është qershia mbi tortë.
Ekipi i Rovio është i emocionuar për risitë por Ville thotë s “Ne po mundohemi ta bëjmë atë të ndjehet si një qëllim i përbashkët, të gjithë lojtarët janë në të së bashku dhe kjo do t’u japë ndjesi pozitive atyre”.
Transformuesit: Earth Wars së shpejti do të fillojnë të shohin mesazhe në lidhje me energjinë e rinovueshme dhe të inkurajohen të marrin pjesë në një studim të energjisë së gjelbër të Kombeve të Bashkuara.
“Idetë tona nuk shkojnë aq larg por ata janë një fillim shumë i mirë në matjen e problemit dhe fillimin e shtrimit të situatës për një sasi të madhe njerëzish.” thotë John.
Kombet e Bashkuara kanë punuar për disa kohë me kompanitë e lojrave për çështje të mjedisit përmes një skeme të quajtur “Playing for the Planet”.
“Jemi të entuziazmuar kur shohim që industria e lojrave përdor influencën e saj për të zmbrapsur krizën e klimës,” thotë Inger Andersen, shefi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin.
Ai thotë se planeti ka nevojë për të gjithë dhe 250 milion lojtarë janë relativisht një numër i konsiderueshëm për të shkuar më tej.
John dhe Ville argumentojnë se këto hapa të parë të vegjël mund të çojnë në përpjekje më të mëdha për të ndihmuar në edukimin e njerëzve. Një pjesë e kësaj është duke bindur më shumë kompani lojrash që të përfshihen në të ardhmen.
John shpjegon se ato do të fillojnë të bindin disa kompani se një mesazh i rëndësishëm nuk do t’i dëmtojë ata apo do të ofendojë ose mërzisë lojtarët.
“Nëse do të mund të bindnim më shumë në industrinë e lojës se ju mund ta bëni këtë pa dëmtuar biznesin tuaj, ky do të ishte një hap i madh.” thotë ai.
Ville thotë se “Të gjithë kemi një rol, pavarësisht nëse e pëlqejmë apo jo, pavarësisht nëse është i rehatshëm apo jo”. Ville thotë se ndërsa disa do të shohin nisma si kjo në një pikëpamje negative, është e rëndësishme që kompanitë të kenë vlera që duhet t’i përmbahen.
“Natyrisht ne duam që njerëzit të jenë në gjendje të provojnë lojrat tona dhe markat tona, por kur ne mendojmë se diçka është gjëja e duhur për të bërë, atëherë ne do ta bëjmë atë. Lojërat me të vërtetë janë një platformë e shkëlqyeshme për të bërë gjëra të tilla dhe unë mendoj se do të shohim edhe më shumë aktivitete si kjo.” përfundon Villa.(BBC, gazeta “Si”)