Ballina Aktualitet “Dokumentet biometrike”, ambasada shqiptare njoftim të rëndësishëm për emigrantët në Greqi

“Dokumentet biometrike”, ambasada shqiptare njoftim të rëndësishëm për emigrantët në Greqi

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka bërë një njoftim të rëndësishëm për emigrantët që jetojnë ne vendin fqinj. Ambasada bën të ditur se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit të qytetarëve që kanë aplikuar deri më 31 korrik të 2020. Sipas institucionit, procedura për tërheqjen e tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00

Njoftimi i plotë:

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se, kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit deri më 31 korrik 2020.

Shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë HYRJES NR. 1 të Ambasadës.
Ambasada thekson se procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00

“Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën na dërgoni në adresën e emailit: consulate.athens et mfa.gov.al

1. EMËR MBIEMËR, 2. ADRESËN E SAKTË TË BANIMIT, 3. KODIN POSTAR, 4. NUMRIN E CELULARIT, 5. FOTO TË KUPONIT TË APLIKIMIT

Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë”.