Ten*sioni vijon të jetë i lartë mes Turqisë dhe Greqisë me rikthimin gjatë mëngjesit të sotëm në Zonën Ekskluzive Ekonomike të pretenduar nga grekët të anijes turke të kërkimit Oruç Reis.
Ndërkohë, gazeta proqeveritare turke “Yeni Safak” ka patur në faqen e saj të parë sot një shkrim në lidhje me ishujt grekë në kufi me Turqinë, të cilët sipas saj janë të mbushura me baza ushtarake, ar*matime dhe ush*tarë në kundërshtim me marrëveshjen e Lozanës.
Sipas medias turke, ishujt Mitilini, Lemnos, Chios, Kos dhe Rodos duhej të ishin të demili*tarizuar, por Greqia i ka mbushur ato me baza usht*arake duke shkelur konventat ndërkombëtare. Në rast lu*fte sipas medias turke, duke qenë se janë baza usht*arake, këto ishuj janë objektivat e parë të ush*trisë turke.
“Greqia vijon pira*terinë me ishujt në Egje. Kur u nënshkrua marrëveshja e Lozanës, shumë ishuj nuk i kaluan Greqisë, por me kalimin e kohës ajo vendosi atje banorë dhe us*htri”, shkruan media turke.
Një deklaratë e tillë ka bërë bujë në mediat greke, kur “Protothema” i referohet me argumentin se ishujt në fjalë janë objektivat e parë të Turqisë në rast të një lu*fte me Turqinë.
Prej disa ditësh, grupi i anijeve të kërkimit të Turqisë të udhëhequra nga “Oruç Reis” është duke lundruar në zonën e kontestuar detare mes Greqisë dhe Turqisë duke bërë që në rajon të mblidhen një numër i madh anijesh ush*tarake të të dy shteteve.