Ballina Aktualitet RMV, Qeveria e refuzoi kërkesën e lokaleve për dasmat dhe festat tjera

RMV, Qeveria e refuzoi kërkesën e lokaleve për dasmat dhe festat tjera

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 82-të miratoi mendimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, në lidhje me organizimin e festave në lokale, transmeton Portalb.mk. Qeveria pranoi mendimin e Komisionit që të refuzohet kërkesa për ndryshimin e Protokollit për punën e objekteve hotelerie.

“Në seancën e sotme, Qeveria e pranoi edhe mendimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse që të mos pranohet kërkesa për ndryshimin e Protokollit për punën e objekteve hotelerie, gjegjësisht të qëndrojë ndalesa për organizimin e festive me muzikë (dasma, matura, përgëzime dhe të ngjashme) me qëllim ndërprerjen e shpërndarjes së virusit.

Në këtë seancë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë PCR-test negative edhe gjatë kalimit transit nëpër Maqedoninë e Veriut.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 82-të miratoi Protokollin për zhvillimin e mësimit me prani fizike në shkollat fillore dhe të mesme. Gjithashtu Qeveria propozoi që viti i ri shkollor 2020/21 të fillojë nga 1 tetori.