Ballina Aktualitet Shqipëri Situata e rëndë në spitale nga Covid, apeli i mjekes për qytetarët:...

Situata e rëndë në spitale nga Covid, apeli i mjekes për qytetarët: Bëni gjithçka që të lehtësoni vuajtjen tuaj dhe të familjeve

Në spitalet Covid, prej 5 muajsh mjekët po luftojnë me virusin e rrezikshëm që ka prekur, sëmurur, e fatkeqësisht ka marrë e po merr cdo ditë jetë njerëzish.

Dr. Nevila Gjermeni i ka bërë sot thirrje qytetarëve që të vendosin maskën dhe të bëjnë gjithcka munden për të lehtësuar vuajtjen e familjarëve të tyre, por dhe të mjekëve.

Në një mesazh në rrjetet sociale, mjekja thotë:

“Kam që dje në orën 7 e 30 që kam dalë nga shtëpia.

Gjë që e bëj pothuajse cdo ditë në këto 5 muaj. Është e lodhshme për ne, sfilitëse për pacientët.

Bëni gjithçka që të kujdeseni për veten. Bëni gjithçka që të lehtësoni vuajtjen tuaja dhe të familjeve tuaja.

Bëni gjithçka që të na lehtësoni punën. Bëni gjithçka që t’ja dalim.

Vendoseni maskën! Është kaq shumë e rëndësishme”