Që prej ditës së djeshme, një situatë e pazakontë po ndodh në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Kështu, radhë kilometrike janë krijuar në Kakavijë e Kapshticë.
Siç mund ta shihni në këtë video të siguruar nga Top Channel, një pafundësi makinash shtrihet përgjatë pikave kufitare.
https://youtu.be/2r80uV18U2o
Mbi gjendjen në fjalë reagoi edhe ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Mësohet se Gent Cakaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Varvitsiotis.