PCR testi negativ është kusht për udhëtim në vendet në mbarë rajonin, me përjashtim të Shqipërisë dhe Turqisë. Kushti nuk vlen për tranzit nëpër vendet gjatë hyrjes në vendkalimin kufitar për komunikacion ajror, si dhe në vendkalimin tokësor, por nevojitet të nënshkruhet deklaratë për tranzit dhe të lëshohet vendi në afat prej tre orëve.
Serbia këtë kusht e vendos prej sot, për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Kroacisë, Bullgarisë dhe Rumanisë. Sipas vendimit të Shtabit të krizave të Serbisë, të sjellur mbrëmë, për hyrje në vend të shtetasve nga Maqedonia e Veriut, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania duhet të kenë PCR test negativ, i cili nuk do të jetë më i vjetër se 48 orë, me ç’rast restriksionet nuk do të vlejnë për qytetarët e Malit të Zi. Vendimi ka hyrë so në fuqi dhe nuk vlen për shtetasit serbë të cilët vijnë nga territori i atyre vendeve.
Mali i Zi gjithashtu prej sot do t’i hapë kufijtë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnja e Hercegovinës, Shqipërisë dhe Kosovës. Për hyrje në Mal të Zi, do të vlejë testi negativ për koronavirus ose testi serologjik ELESA.
Maqedonia e Veriut është mes shteteve të para që e vendosi kushtin për PCR test negativ për hyrje në shtet. Sipas vendimit të publikuar më 10 korrik, shtetasit e Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnja e Hercegovinës gjatë hyrjes në vendkalimin kufitar në territorin e shtetit tonë duhet të kenë vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi RT PCR SARS-CoV-2, të kryer 72 orë para hyrjes në vend. Njëherit duhet të plotësojnë edhe deklaratë me të dhëna personale për vendin e qëndrimit dhe periudhën kohore të qëndrimit. Nëse vetëm tranzitojnë mund ta kalojnë kufirin pa PCR-test.
Ndalesën për hyrje në vendet e BE-së Brukseli e vendosi më 1 korrik dhe ende është në fuqi.
Qeveria bullgare vendosi pjesërisht t’i lehtësojë masat për hyrje në vend për pesë shtete, mes të cilave edhe Maqedonia e Veriut, me ç’rast nga 28 korriku shtetasit e Maqedonisë mund të hyjnë në Bullgari vetëm me PCR test negativ, jo më të vjetër se 72 orë. Sipas Qeverisë bullgae, vendimi për këto lehtësime është në kërkesë të sektorit turistik në vend. Për dallim nga Bullgaria, Greqia e vazhdoi ndalesën për hyrje të shtetasve maqedonas deri më 31 gusht, për shkak të koronavirusit. /SHENJA/