Ballina Top Lajm Viti 1973 – Dokumentar interesant për punëtorët shqiptarë në Zvicër (VIDEO)

Viti 1973 – Dokumentar interesant për punëtorët shqiptarë në Zvicër (VIDEO)

Një video interesante nga arkivi i transmetuesit publik të Zvicrës, SRF i kushtohet punëtorëve shqiptarë nga Kosova, të cilët punonin në Zvicër në vitet `70 të shekullit të kaluar.

Protagonist i këtij dokumentari simpatik nga viti 1973 është Isak Bytyqi, i lindur në vitin 1923, punëtor ndërtimi, shkruan albinfo.ch. Edhe dokumentari fillon me prezantimin e tij: “Unë, Isak Bytyqi…”.

Ai rrëfen për punën në Zvicër, për gjendjen e tij familjare, kushtet që e kanë shtyrë të vinte për të punuar në Zvicër, etj.

Bytyqi thotë se edhe në vendlindje ka punuar në ndërtim por në Zvicër mund të fitohet më shumë, prandaj ka ardhur këtu. Me paratë e fituara nga puna në ndërtim, ai mban familjen në Kosovë, shkollon familjen.

Në Bruttisellen (ZH) ku ai punon, jeton në baraka të punëtorëve. “Gjermanishten nuk e kam mësuar. Këtu, në barak pothuaj të gjithë flasim shqip”, thotë Isaku.

Kamerat e SRF kanë marrë kuadro nga jeta modeste në barakat e punëtorëve, nga puna në ndërtim e Isakut dhe të tjerëve.

Isak Bytyqi planifikonte që të punonte edhe 2-3 vite, sa të ndërtonte një shtëpi në vendlindje dhe të blinte dele e gjedhe. Pastaj do të kthehej…

Nëse është kthyer vërtet atëherë dhe i ka realizuar planet e atëhershme, nuk mund ta dimë.

P.S.

Bashkëbisedimi me protagonistin Bytyqi është realizuar në gjuhën serbe.

Në këtë link mund at shikoni videon:

https://youtu.be/h27RIPnQWDk

100 FOTOT E FUNDIT NGA ZVICRA