Ballina Aktualitet Të premten protestohet sërish kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Maqedoninë e...

Të premten protestohet sërish kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut

Të premten do të mbahet protesta e tretë e radhës kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe nga radhët tjera, organizatorët paralajmërojnë një formë tjetër proteste për të shprehur kundërshtimin ndaj rritjes prej 7.4% të rrymës.

Protestë do të ketë në Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër e Kërçovë dhe do të ketë formën e një aksioni gueril, shprehet Arianit Xhaferi, anëtar i Këshillit Organizativ.

Sipas tij, protesta duhet të zgjerohet edhe në qytetet tjera sepse rryma është rritur në nivel shtetëror dhe jo vetëm në disa qytete.

Njëkohësisht ai u bëri thirrje organeve kompetente që t’i marrin me seriozitet kërkesat e protestuesve, që të mos vijë te ndonjë eskalim të tyre./Telegrafi/

https://youtu.be/_6VAgVsHY7Q

@tn.lajmelokale
@tetovanews