Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë njoftojnë se lideri i tyre, Zoran Zaev tashmë ka takuar të gjithë liderët e partive politike shqiptare në vend, si pjesë e tentativës për të formuar shumicën e re parlamentare.
“Kryetari Zaev tashmë ka realizuar takime me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, me kryetarin e B D I-së, Ali Ahmeti, me kryetarin e Alternativës Afrim Gashi, atë të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela. Vijojnë konsultimet në format të nddryshëm”, thonë nga LSDM.