Vëllai i vogël i Donald Trump ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare në një sp*ital të Nju Jorkut, ku ndodhej i shtruar prej ditësh.
Mediat amerikane shkruajnë se Robert Trump ishte shtruar prej më shumë se një jave në gjendje të rë*ndë në sp*italin “Mount Sinai” të Nju Jorkut. Ai u vizitua një ditë më parë nga vëllai President, Donald, i cili në dalje tha se Robert “po kalonte një periudhë të vështirë”.
Shkaqet e vde*kjes së Robert mbeten të paqarta.
“Nuk ishte vetëm vëllai im! Ai ishte edhe shoku im më i mirë. Kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në zemrën time”, deklaroi Donald Trump.
Djali i Presidentit amerikan, Eric e përshkroi xhaxhain e tij Robert si një “person të jashtëzakonshëm, i fortë dhe besnik ndaj vlerave të familjes”.
“Do t’i mungojë thellësisht familjes tonë”, shkroi ai në Twitter.
Robert ishte më i vogli i pesë fëmijëve të Fred dhe Mary Anne Trump dhe lindi dy vite pas Donald Trump. Më i madhi i pesë fëmijëve, Fred Jr. vdiq në vitin 1981.
Pjesën më të madhe të karrierës së tij, Robert Trump e kaloi duke menaxhuar pronat e patundshmet të familjes, ku u bë edhe drejtues ekzekutiv kryesor. Ndryshe nga vëllai i tij Donald, Robert i shmangej gjithmonë publikut, ndërsa së fundmi dështoi në një proces gjy*qësor që të ndalonte publikimin e librit “Si e formësoi familja ime njeriun më të rrez*ikshëm në botë”. Libri ka si autore mbesën Mary Trump dhe shigjeton Presidentin amerikan.