Ballina Top Lajm Kushton më pak se 10 mijë euro, makina elektrike drejt tregut europian

Kushton më pak se 10 mijë euro, makina elektrike drejt tregut europian

Makina e vogël elektrike Eli Zero prit të hyjë në tregun europian deri në fund të vitit.

Hapa të rinj po hidhen në tregun e makinave elektronike. Disa modele të reja dhe të vogla po vijnë gjithashtu në treg, kryesisht makina për zonat urbane.

Më e fundit, është makina elektrike Eli Zero, një mini-makinë e lirë për 2 persona, do të jetë në dispozicion së shpejti me një çmim më pak se 10,000 euro.

Ajo u prezantua si koncept në vitin 2017, por fillimisht nuk dukej se u prit mirë nga tregu,  ndërsa tashmë po provon të tentojë serish.

Eli Zero është i gjatë 2.25 metra, 1.38 metra i gjerë dhe 1.58 metra i lartë. Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 45 km /orë, gjë që sugjeron përdorimin në zonat urbane ose për distanca të shkurtra.

Makina ofrohet në 2 versione. Bateria 8 kWh premton një gamë prej 110 km, ndërsa modeli 5.8 kWh zgjat 80 km./abcnews.al