Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1853 testime të realizuara, 428 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërkohë që 10 pac*ientë humbën jetën.
Të infe*ktuarit; Shkup-200, Kumanovë-16, Dibër-2, Shtip-9, Prilep-29, Tetovë-30, Strugë-2, Veles-6, Manastir-14, Ohër-4, Kavadarc-17, Gostivar-5, Gjevgjeli-15, Strumicë-11, Kriva Pallankë-1, Radovish-6, Koçan-12, Probishtip-1, Makedonski Brod-2, Pehçevë-1, Berovë-5, Vallandovë-2, Vinicë-3, Dellçevë-4, Kratovë-2, Sveti Nikollë-3, Kërçovë-11, Resnjë-10 dhe Negotinë-5.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit regjistroi 128 pacientë të shëruar; Shkup-57, Kumanovë-11, Shtip-6, Prilep-8, Tetovë-8, Strugë-2, Veles-2, Manastir-2, Ohër-2, Gostivar-2, Strumicë-7, Kriva Pallankë-1, Radovish-6, Koçan-8, Vallandovë-1 dhe Kërçovë-5.
10 vikt*imat janë; Shkup-2, Prilep-2, Tetovë-2, Strugë-1,Kunanovë-1, Strumicë-1 dhe Kriva Pallankë-1.
Përballë kësaj situate qeveria e Maqedonisë së Veriut është vendosur në lëvizje. Komisioni për Sëmundjet Infektive, për shkak të trendit në rritje të numrit të pacientëve, propozoi masa dhe kufizime të reja të tilla si shkurtimi i orëve të punës dhe masa të reja për transportin publik.
Nga e hëna, Kuvendi do të votojë për masat e propozuara deri më tani, duke përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse edhe jashtë./ db/Abcnews.al