Ballina Bota Emërohet zv/kryeministrja e parë transgjinore në Europë

Emërohet zv/kryeministrja e parë transgjinore në Europë

Një grua transgjinore është emëruar si zëvendëskryeministre në qeverinë e Belgjikës të enjten, duke u bërë zv/kryeministrja e parë në Europë.

Petra De Sutter, gjinekologe dhe anëtare e Partisë së Gjelbër në Parlamentin Europian, është një nga shtatë zëvendëskryeministrat e koalicionit qeverisës në Belgjikë.

“Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për besimin që kam marrë nga partia ime”, ka shkruar De Sutter në Twitter.

De Sutter ka shërbyer si senatore nga Partia Groen në Belgjikë për pesë vite. Grupi për të drejtat e LGBT+ e ka vlerësuar  emërimin e De Sutterit si një hap përpara për politikanët transgjinorë.

“Ne jemi të lumtur që një anëtar i komunitetit trans është emëruar në këtë post të lartë politik,” tha  Matt Beard, drejtor ekzekutiv i grupit ndërkombëtar All Out./abcnews.al