Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump u dërgua në spital disa orë më parë për shkak të koronavirusit dhe të rejat për shëndetin e tij janë duke u pritur me ankth nga miliona njerëz.
Të rejat e fundit pranë familjes së presidentit bëjnë me dije se të dhënat shëndetësore të 24 orëve të fundit të Trump ishin shqetësuese dhe për këtë arsye 48 orët e ardhshme janë vërtetë kritike.
Më herët doktori Sean Conley deklaroi në një konferencë për shtyp se gjendja shëndetësore e kreut të Shtëpisë së Bardhë është e mirë. “Presidenti nuk ka më temperaturë, vështirësi në frymëmarrje apo efekte të tjera nga infeksioni”, tha ai.
“Java e parë e Covid dhe në veçanti ditët 7-10 janë më kritiket për të përcaktuar ecurinë e sëmundjes. Në këtë momente ekipi është i kënaqur me progresin që presidenti ka bërë”, shtoi doktori Conley.