Europa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dhe vende të tjera janë përfshirë nga një valë e dytë e koronavirusit. Në një kohë që shumë vende po nisin mbylljen e dytë, një panoramë tjetër vjen nga Australia.
Qeveria e këtij vendi ka vendosur lirimin e masave, pas një periudhe të gjatë karantine. Qytetarët në Australi, veçanërisht në Melbourne, i janë gëzuar sot rikthimit të jetës dhe heqjes së masave kufizuese.
Pas një periudhe të gjatë izolimi, qytetarët dolën nga shtëpitë e tyre dhe jetuan jetën të lirë duke shkuar në bare, restorante dhe dyqane.
Melburni ishte vatra më e madhe e valës së dytë në Australi nga pandemia e koronavirusit dhe hyri në një bllokim të dytë për gati katër muaj, më i rrepti që kishte parë vendi.