“Vizer” është në proces të suspendimit deri në 50 linja në hapësirën e vendeve të ish-Jugosllavisë, ndërsa çdo qytet që e shërben kjo kompani do të rrezikohet.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, numri më i madh i anulimeve do të ketë Shkupi, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, ndërsa më pas vijojnë Tuzlla, Ohri, Podgorica, Beogradi, Nishi, Prishtina, lubjana, Spliti dhe Sarajeva.
Disa fluturime që ende janë aktive, siç janë Vjenë-Ohër, Stokholm Skavsta-Shkup dhe Memingen-Podgoricë, do të suspendohen për dy javë dhe nuk do të ketë gjatë sezonit të dimrit, shkruan portali Eks-Ju Aviacioni.
Transportuesi pëanifikon të ripërtërijë disa linja në nëntor dhe dhjetor, por mundësia është e vogël për këtë. Shumica e fluturimeve nuk do të ripërtërihen deri në sezonin e verës të vitit të ardhshëm, i cili fillon nga fundi i marsit.
“Vizer” është në proces të ripërtëritjes së disa linjave të cilat janë anuluar përkohësisht gjatë periudhës së verës, duke e përfshirë edhe Shkup-Turku dhe Beograd-Larnaka, ndërsa fluturimet e linjave Shkup-Nirnberg, Shkup-Kopenhagë, Shkup-Baden Baden, Shkup-Romë, Shkup-Milano, Shkup-Maltë dhe të tjerë sërish do të vendosjen për një deri në dy muaj.
Edhe krahas uljes së komunikacionit në ish-Jugosllavi “Vizer” përhapet në vend tjetër – në Evropën Perëndimore, ndërsa kohë më parë paralajmëroi linja të reja në Norvegji.
Kompania përballet me ulje prej 60 për qind të numrit të udhëtarëve në shtator, muaji për të cilin shpresuan se do të paraqesë fillim të ripërtëritjes.
Sipas kompanisë ajrore, kapaciteti i saj ka mbetur për 40% më e vogël në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Këtë tetor kompania ajrore fluturon vetëm me 50 për qind të kapaciteteve të saja. Vizer nuk parasheh punë me kapacitet më të madh gjatë dimrit nëse mbahet gjendja momentale me pandeminë. Megjithatë, operacionet e vazhdueshme janë dukshëm më të mëdha nga aktivitetet e shumicës së kompanive tjera ajrore evropiane, shkruan portali Eks-Ju Aviacioni.
List of suspended Wizz Air routes
Route Resumption date
Skopje – Salzburg MAR 29; Skopje – Charleroi DEC 5; Skopje – Larnaca MAR 28;
Skopje – Copenhagen NOV 1; Skopje – Beauvais DEC 5; Skopje – Bremen MAR 28
Skopje – Hanover MAR 29; Skopje – Baden Baden DEC 5