Muhamed Zekiri
Sot humba nje mik te vertet ndersa Likova humbi nje nga djemet me te mire te saj Rijad Mamutin 27 vjeç. Takimi yne i fundit ishte jo me large se para nje muaji. Allahu e shperblefte me xhnnet dhe familjes ua shtofte durimin!
COVID 19 ekziston miqe te dashur dhe nuk po pyet per moshen. Beni kujdes te madhe!!!Allahu na ruajt nga ky armik i padukshem dhe e largofte nga ne!!!
Rijadin e njoha shumë pak, por ia vlejti çdo minutë e kafes sonë të përbashkët. Rijadi ishte energjik, profesional dhe i guximshëm. Rijad Mamuti, ishallah takohemi në oborrin më të bukur të Allahut, në Xhehnet. U prefsh në paqe mik.(Venhar A Ramadani)
Rijad Mamuti ah si na ike për të mos u kthyer më dhe unë s’mund ta besoj, as shoqet e shokët e tu të cilët më kanë thirrur duke vajtuar, por as unë më nuk kisha forcë ti motivoj dhe ngushëlloj, por vajtonim bashkë, ashtu si u rritët dhe u krijuat bashkë. Rijad po shkruaj me dhimbjen e nënës sepse ju emrin tim edhe në celularët tuaj e mbanit nënë. Ti ishe një djalë ambicioz, i guximshëm, i moralshëm, ishit si gjeneratë e përkryer dhe pjesa më e bukur e karrierës time. Përveç obligimit profesional unë me ju ndaja edhe pjesē nga jeta ime private sepse nga ju prisja ndryshimin.
Doja tu krijoj që të ngreni zërin dhe ndryshoni, jam krenare sespse ti dhe shokët e shoqet e gjeneratës tënde asnjëherë nuk i thatë të zezës e bardhë. Ju kisha shumë të rëndësishëm, nuk lamë aktivitet me diplomatë, ambasadorë dhe akademikë pa marrur pjesë dhe pa takuar në të gjitha trojet tona. Disa herë profesoresha të dërgoi edhe në televizione të ndryshme, disa herë shkrove edhe opinione të ndryshme per te luftuar politikat e demshme dhe pushtetin, syri nuk tu tremb dhe Zoti ta beft parajsë.
Shpesh kur degjoja ndonje vdekje lutesha t’mos jetë djali im, ish studentët e mi dhe studentët e mi, por dhe cdo femijë, por ja sot ky lajm më tronditi.
E thirra babin tënd, por i lutesha Zotit të mos përgjigjej seose nuk kisha forcë por uroj që të marrë forcën dhe më vonë të kontaktoj edhe nënën.
Vazhdoj të marr mesazhe nga gjenaratat qe ju njihnin dhe ju llogarisnin si fëmijët e mi, mendohem dhe s’di si të reagoj sepse akoma nuk mund të besoj.
COVID19 mori shumë njerëz, apeloj për kujdes por gjithashtu apeloj edhe familjarët të kërkojnë llogari nga spitalet për cdo tragjedi!
I Zotit ishe Rijad, ai të mori, ne duhet të mësohemi pa ty por me mendimet dhe dashurine e madhe qe kishim per ty!
Qoftë i lehtë dheu i Likovës dhe u bëfsh lule në botën tjetër!
Me shumë dhimbje,
Gjyla Çeliku