Ballina Aktualitet Tetovë, gjithsej 1220 raste me kovid-19, të prekur edhe 11 punonjës të...

Tetovë, gjithsej 1220 raste me kovid-19, të prekur edhe 11 punonjës të arsimit

Në Komunën e Tetovës dhe 5 komunat përreth nga fillim i pandemisë deri sot janë diagnostikuar me Kovid-19 gjithsej 1220 persona ndërkaq 93 prej tyre kanë ndërruar jetë. Në Çerdhen e qytetit “Rinia” dy mësimdhënëse kanë rezultuar pozitiv kurse në shkollat fillore gjithsej 7 mësimdhënës ndërkaq pozitiv me Kovid-19 janë edhe 3 mësimdhënës të shkollave të mesme që punojnë përmes internetit, shkruan Portalb.mk.

Si qëndron numri i të infektuarve me kovid-19 në bazë të komunave?

Komuna e Tetovës 1057
Komuna e Bogovinës 126

Komuna e Tearcës 137
Komuna e Bërvenicës 91

Komuna e Jegunovcës 106
dhe Komuna е Zhelinës 86.

Nga Komuna e Tetovës pas mbledhjes që është mbajtur sot me Shtabin e Krizës informojnë se kapacitetet e Qendrës Klinike në Tetovë nuk janë të mbushura dhe nuk ka probleme gjatë shërbimit të pacientëve.

“Deri më tani kapacitetet e Qendrës klinike në Tetovë janë duke shërbyer në mënyrë optimale pacientët dhe rastet e personave të infektuar me covid19 dhe nuk ka probleme sa ju përket kapaciteteve dhe personelit mjekësor.

Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës apelon deri tek autoritetet kompetente shëndetësore që të rritet numri i terminëve për testime për covid19 që bëhet nëpërmjet mjekëve amë në komunën e Tetovës” deklaruan nga Komuna e Tetovës.

Sa mësimdhënës në Tetovë janë infektuar me kovid-19?

Në çerdhet e kopshtit për fëmijë “Rinia” në Tetovë, procesin edukativ e ndjekin gjithsej 200 fëmijë ndërkaq 2 të punësuar kanë rezultuar pozitiv me kovid-19, si pasojë e kësaj një grup prej 7 fëmijësh gjenden në izolim shtëpiak.

Ndërkaq në shkollat fillore ka gjithsej 7 mësimdhënës të infektuar me virusin korona si dhe 1 punonjës administrative dhe 3 nxënës. Aktualisht në këtë komunë mësimin me presence fizike e ndjekin gjithsej 3.500 nxënës.

Mësimi në shkollat e mesme zhvillohet nga distanca, gjithsej 3 mësimdhënës të cilët punojnë përmes internetit kanë rezultuar pozitiv me kovid-19.

Komuna e Tetovës me apel deri te qytetarët dhe institucionet shëndetësore.

Nga Komuna e Tetovës informojnë se nga fillimi i pandemisë deri sot janë shqiptuar mbi 7000 gjoba për mos mbajtje të maskës mbrojtëse në territorin e Komunës së Tetovës dhe komunave përreth.

Sektori për Punë të Brendshme ka iniciuar 2 parashtresa për bankat komerciale që nuk kanë mbajtur rend dhe nuk kanë respektuar masat mbrojtëse ndaj virusit korona Brenda dhe jashtë objekteve bankare.

Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës apelon deri tek autoritetet kompetente shëndetësore që të rritet numri i terminëve për testime për covid19 që bëhet nëpërmjet mjekëve amë në komunën e Tetovës.

Ndërsa të njëjtit apelojnë deri te qytetarët që të mos bëjnë organizimin e dasmave dhe ahengjeve familjare, të cilat sipas tyre, në të kaluarën u dëshmuan si burime të infektimit në masë.

Ndryshe, sot në teritorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 80 raste të reja me virusin korona nga gjithsej 680 teste të kryera.