Gjeneva, një nga qytetet më të shtrenjta të botës, do të vendosë brenda dy javësh një pagë të re minimale prej 23 frangash zvicerane në orë (rreth 21 euro). Kjo do të jetë paga minimale më e lartë në planet.
Duke llogaritur një mesatare prej 41 orësh pune në javë, paga e re minimale do të jetë 4 086 franga në muaj, ose 3 700 euro.
Kjo shifër është tre herë më e lartë se paga minimale në Shtetet e Bashkuara që e ka 7.25 dollarë për orë dhe më shumë se gjysma e saj britanike që është 11.23 dollarë.
Kjo shifër do të jetë shumë më e lartë sesa paga minimale e australianëve, që është 2180 euro në muaj.