Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3836 testime per COVID dhe prej tyre 1321 kanë rezultaur pozitivë, ose 34 per qind e testeve të kryera. Kryeson Shkupi me 583 raste e ndjekur nga Kumanova me 100. Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 26 viktima, ndersa janë shëruar 433 persona.
Personat që kanë ndërruar jetë janë:
Shtatë pacientë nga Shkupi (65, 50, 65, 72, 76, 60 dhe 80).
Dy nga Shtipi (64 dhe 50), një nga Prilep (66), një nga Tetova (71), dy pacientë nga Struga (66 dhe 59), një nga Velesi (68), dy nga Manastiri (55 dhe 57), tre pacientë nga Ohri (77, 63 dhe 80), një nga Kavadarci (71), një nga Gostivari (73), një nga Strumica (62), një pacient nga Kriva Pallanka (57), dy nga Radovishi (82 dhe 72) dhe një pacient nga Delçeva (71).