Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale në Maqedoninë e Veriut, Jogada Shahpanska bëri me dije se 18 fëmijë janë të infektuar me koronavirus.
Ndërkohë Shahpanska tha se 120 punonjëse në çerdhe janë infektuar, 51 prej tyre janë edukatore të cilat tashmë janë izoluar.
Ministrja raportoi se situata në çerdhe po ndiqet nga institucionet, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura.
“Po e ndjekim gjendjen epidemiologjike në çerdhe me fëmijët dhe punonjëset e infektuara. Tani kemi 1,200 fëmijë që ndodhen në izolim për shkak të kontaktit më persona të infektuar. Dua të shtoj se infektimin në çerdhe nuk shpërndahet ndërmjet fëmijëve, këtë e dëshmojnë edhe autoritetet shëndetësore në bazë të raporteve. Infektimi në çerdhe vjen nga jashtë,” tha ministrja Shahpanska.