Ministria e Shëndetësia në Kosovë, bën me dije se 19 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Gjatë 24 orëve autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë realizuar 1,633 teste, prej të cilëve 711 kanë rezultuar pozitiv.
Gjithashtu IKSHPK thekson se në terren po vijon gjurmimi i kontakteve , ndërsa 721 pacientë janë shëruar që nga fillimi i pandemisë.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 309 raste, Pejë 63 raste, Ferizaj 33 raste, Lipjan 30 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 29 raste, Gjakovë 28 raste, Prizren 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 18 raste, Deçan 14 raste, Suharekë 14 raste, Kaçanik 11 raste, Obiliq 11 raste, Istog 10 raste, Kamenicë 10 raste, Malishevë 10 raste, Shtime 9 raste, Viti 9 raste, Rahovec 8 raste, Drenas 6 raste, Graçanicë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Hani i Elezit 3 raste, dhe me nga 1 rast Dragash, Mitrovicë, Novobërdë”.