Gjermania mund të konsiderohet fare mirë në këtë kohë pandemie si një makineri perfekte testimesh. Një proces testues i organizuar deri në detaje. Nga 160 mijë testime në javë që bëheshin në muajin mars, tashmë ky numër ka arritur në 2 milionë për të njëjtën periudhë kohore.
Por si funksionon modeli gjerman?
Mjekët e familjes kanë studiuar planin në terren dhe janë kthyer në klinika të vogla dhe është pikërisht aty që qytetarët shkojnë për t’u testuar për koronavirus.
“Është shumë e rëndësishme që mjekët e sistemit bazë të bëjnë testime në kohë sepse nëse rezultati është pozitiv unë telefonoj çdo pacient dhe i shpjegoj se çfarë duhet të bëjë dhe se sa kohë duhet të kalojë në izolim”, shpjegon një doktoreshë.
“Më caktuan një takim për tamponin brenda ditës dhe pas dy orësh bëra testin për koronavirusin”, shpjegon një italiane që jeton në Berlin dhe që iu drejtua mjekes së familjes.
Por nuk mbaron këtu, sepse përveç laboratorëve të mjekëve të sistemi parësor, janë ngritur dhe qendra në të gjithë territorin e Berlinit që quhen “Testplatz” dhe ku qytetarët kanë mundësi të kryejnë testin për virusin vdekjeprurës.
I njëjti organizim është parashikuar dhe për shpërndarjen e vaksinës. Në Gjermanni tashmë janë gati dhe në qytetin e Berlinit është përgatitur një plan që parashikon 6 pika për shpërndarjen e saj.