Nga “RealClearPolitics”
Gazetarja e njohur amerikane Sharyl Attkission ishte ndër të vetmet që parashikoi se Donald Trump do të fitonte presidencën në vitin 2016, në një kohë kur sondazhet e nxirrnin kandidaten demokrate Hillary Clinton me 16 pike pikë përparësi. Në një analizë të publikuar të hënën, një ditë përpara zgjedhjeve presidenciale amerikane ajo parashikon sërish fitoren e Trump.
Ndoshta kundërshtarët e Trump mund të mos jenë dakord, por shumë prej parashikimeve katastrofike të bëra katër vjet më parë nga ekspertët gjoja më të mirë në rast se presidenti merrte Shtëpinë e Bardhë, nuk ndodhën kurrë. Bursa nuk u rrëzua me zgjedhjen e Trump. Ai nuk i ndaloi myslimanët të hynin në SHBA. Ai nuk i vendosi emigrantët e paligjshëm në trena dhe i ktheu ata në Meksikë. Ai nuk filloi një luftë bërthamore. Në fakt, një sërë politikash dhe qasjes funksionuan kryesisht siç e premtoi Trump. Disa nga ata që nuk e mbështetën atë në vitin 2016 sepse besuan se parashikimet e tmerrshme tani kanë hipur në trenin e Trump.
Ndryshe nga viti 2016, Trump tani ka një rekord performance në bazë të së cilës mund ta gjykosh. Në përgjithësi ai nuk tha një gjë dhe më pas bëri një gjë tjetër. Kjo përfshin edhe ndryshimin e rregulloreve federale, zëvendësimin e NAFTA me një marrëveshje tregtare të sapo negociuar, tërheqjen e SHBA nga një marrëveshje globale për ndryshimin e klimës, shtypjen e ISIS, hapjen e vendeve të reja të punës në nivele rekord dhe zgjedhjen e gjyqtarëve konservatorë si gjyqtarë të Gjykatës Supreme .
Mediat
Trump ka sjellë në bordin e tij disa njerëz që nuk e mbështetën atë në 2016 për shkak të narrativave të tilla si ai është antisemitist, racist, anti-mysliman, anti-emigrant, apo agjent rus. Sidoqoftë, këta votues tani e kanë parë Trump duke sfiduar shumë nga këto teor. Për shembull, ai zhvendosi Ambasadën e SHBA në kryeqytetin e Izraelit dhe vlerësohet shumë nga udhëheqësi i Izraelit. Udhëtimi i tij i parë i huaj si president ishte në Arabinë Saudite, një vend me shumicë myslimane. Ai nuk e ka përfshirë Amerikën në luftëra të reja. Dhe pretendimi këmbëngulës se Trump dhe ekipi i tij bashkëpunuan me Rusinë u shpërbë me hetimin e Këshillit Special Robert Mueller. Me këto zbulime, disa votues arritën të besojnë se media po nxjerr informacione të rreme rreth Trump dhe në mënyrë të padrejtë po përpiqet të manipulojë mendimin e tyre.
Më shumë përvojë si President
Trump tani ka më shumë përvojë si president sesa kishte katër vjet më parë, dhe kjo është katër vjet më shumë sesa Biden në këtë detyrë. Ai ka dëshmuar të jetë një president luftëtar, energjik dhe këmbëngulës. Sigurisht ka shumë politika dhe qasje të Trump që mund të kthejnë peshoren në anën tjetër.
Edhe pse entuziazmi për Biden është i dobët, entuziazmi kundër Trump është aq i fortë sa, në mos më i madh, ishte në vitin 2016.
Mungesa e entuziazmit zakonisht nënkupton më pak vota. Por përpjekja e paprecedent për ta bërë më të lehtë se kurrë votimin e hershëm dhe votimin me postë do të thotë se më shumë votues që e urrejnë Trump, por mund të mos qëndrojnë në radhë për të votuar Biden.
Disa njerëz që e urrejnë Trumpin por nuk u shqetësuan të votojnë katër vjet më parë sepse nuk kishin menduar se ai do të fitonte. Por kësaj radhe ata e dinë që mund të ndodhë përsëri, prandaj edhe pjesëmarrja është kaq e lartë.
Nga ana tjetër shumë votues janë lodhur nga Trump. Edhe nëse nuk e fajësojnë atë për këtë, disa votues janë lodhur nga trazirat e vazhdueshme që rrethojnë çdo iniciativë që ai ndërmerr ose çdo vendim që ai merr.
Dhe së fundmi, Biden e tejkaloi shumë Trumpin për sa i përket parave të mbledhura. Shumë nga ato para përdoren për të tej mbushur mediat sociale me reklama negative. Hillary Clinton e mundi Trump me një diferencë 2-1 në 2016 për sa i përket mbledhjes së parave dhe prapë humbi, por paratë janë një faktor.
Por duke konsideruar të gjithë këta faktorë, protestat, trazirat dhe kaosi në disa qytete, Attkisson parashikon që Trump do të marrë edhe një mandat tjetër dhe do të marrë një miratim më të madh popullor sesa më parë.
*Shënim: Sharyl Attkisson është pesë herë fituese e Çmimit Emmy, fituese e Çmimit “Edward R. Murrow” për raportim investigativ