Ballina Aktualitet ANKETIMI: Çfarë besojnë dhe sa besojnë shqiptarët?

ANKETIMI: Çfarë besojnë dhe sa besojnë shqiptarët?

Nga Eduard Zaloshnja

Nga një anketim rreth feve dhe sigurisë kombëtare (financuar nga një fondacion gjerman), që u zhvillua nga anketues të shpërndarë në të gjithë territorin e Shqipërisë (me kuota përpjestimore demografike e gjeografike), më rezultoi se besimimi fetar në popullsinë e rritur ka shpërndarjen e paraqitur në Tabelën 1.

Marzhi i gabimit statistikor rreth përqindjes së besimtarëve sunitë është +/-2.9 pikë përqindje (për besimet e tjera marzhi është shumë më i vogël, sepse sa më e vogël është përqindja e një treguesi në anketim, aq më i vogël është intervali i gabimit rreth tij).

Tabela 1. Në cilën fe besoni, nëse besoni? %

Mysliman/e (Sunit) 61.7
I/e Krishtere Ortodoks 14.9
I/e Krishtere Katolik 10.1
Bektashi 8.0

Protestant 0.3
Tjetër 0.4
Ateist 4.2
Agnostik 0.1
(Nuk pranon të tregojë) 0.4

Siç shihet nga Tabela 1, rreth 95% e shqiptarëve të rritur pretendojnë se besojnë në një nga fetë në Shqipëri. Po sa të devotshëm janë ata ndaj besimit të tyre fetar? Në mënyrë të tërthortë, përgjigjen e kësaj pyetje e marrim nga përgjigjet e pyetjes që bëmë në anketim: “Sa shpesh i frekuentoni shërbimet/ceremonitë fetare?”. Përgjgjiet e të anketuarve (Tabela 2) tregojnë që më shumë se gjysma e “besimtarëve” të vetëdeklaruar nuk ndjekin ose pothuaj nuk ndjekin fare shërbime/ceremoni fetare.

Tabela 2. Sa shpesh i frekuentoni shërbimet/ceremonitë fetare?

(Vetëm besimtarët) %
Më shumë se një here në javë 5.2
Një here në javë 7.1

Një ose dy here në muaj 9.9
Disa here në vit 24.7
Rrallë 30.2
Asnjëherë 23.0

@tn.lajmelokale
@tetovanews