Ballina Aktualitet Imami i Kreuzlingenit të Zvicrës: Përse duhet të mbështetet Prof.Dr. Qani Nesimi...

Imami i Kreuzlingenit të Zvicrës: Përse duhet të mbështetet Prof.Dr. Qani Nesimi për Reis të BFI-së

Shkruan Rejhan Etemi, Imam i xhamisë së Kreuzlingenit në Zvicër.

Rreth ndryshimeve në BFI të RMV

Fryma e ndryshimeve brenda BFI-së së RMV ka nisur në pranverën e sivjetme, si një ëndërr e shumëpritur nga të gjithë besimtarët muslimanë brenda RMV-së dhe jashtë saj.

Guximi për ndryshim, që kishte munguar që moti, i duket ose jo e kapshme dikujt, sërish doli nga gjiri i brendshëm i Bashkësisë Fetare Islame (BFI). Fuqia lëvizëse apo motorët e këtij hapi ishin bijtë dhe ish nxënësit e Medresesë “Isa Beu” në Shkup, në veçanti ata të gjeneratave të para të saj, të cilët sot janë në poste udhëheqëse brenda BFI-së. Për këtë ua kemi një borxh të madh profesorëve tanë të nderuar, disa prej tyre kanë ndërruar jetë, të tjerët janë gjallë, por të pensionuar. All-llahu i shpërbleftë ata me mirësitë e Tij të pafund!

Kjo dinamika e brendshme e punonjësve dhe e myftilerëve aktualë, sado e penguar dhe e shantazhuar në kohën që po lëmë pas, është për t’u admiruar dhe lavdëruar, sepse një sërë prej tyre para se të angazhoheshin në BFI kanë pasur privilegje më të mira personale, por për hir të disa idealeve dhe vlerave më të larta, vendosën t’i sakrifikojnë jo vetëm ato privilegje, por edhe shumëçka nga nderi dhe dinjiteti i tyre, jo për shkak të tyrin, për të arritur në pikën ku s’shkonte më më tutje dhe ku i thanë “ndal!” shpërdorimit dhe degradimit të vazhdueshëm në rënie të lirë.

Nga këtu vlerësoj se, megjithëse mund të jetë i vonuar, megjithëkëtë ky është ndryshimi më i mirë dhe më i shëndoshë, sepse vjen nga brenda, nga dinamika e brendshme e vetë institucionit.

Tanimë që i është hyrë kësaj dasme për ndryshime brenda BFI-së, kjo nënkupton – dhe për këtë jam i bindur se kolegët e mi janë më se të vetëdijshëm për këtë -, riformatimin juridik dhe strukturor të këtij institucioni. Pa këto ndryshime rrënjësore, ky akt do të ishte vetëm ndryshim postesh e figurash.

Këto ndryshime rrënjësore i pret edhe diaspora. Ajo pret që fillimisht të mëkëmbet autoriteti i humbur që moti i këtij institucioni në sytë e tyre, për çka ata pa rezervë, të zhgënjyer dhe me mllef i kanë mbështetur shumë individë e shoqata të ndryshme humanitare gjithandej, në vend që këtë t’ia besonin BFI-së. Me këtë deri më tani, ky institucion, dëmin më të madh ia ka bërë vetvetes, e jo diasporës.

Me mburrje pohoj se diaspora shqiptare është fetare dhe e do fenë, e do humanizmin, e ka në shpirt mirësinë dhe bujarinë. Këto vlera të larta etike e njerëzore ajo i ka dëshmuar më shumë se një herë. Prandaj, nderin më të madh diasporës BFI-ja do t’ia bëjë kur ajo t’ia rikthejë vetvetes dinjitetin dhe autoritetin e humbur e të nëpërkëmbur. Diasporën gjithnjë do ta ketë në shërbim, jo përçmues siç ka ndodhur deri më tani, por lartësues e të dinjitetshëm. Kjo arrihet shumë shpejt dhe kollaj, sepse diaspora nuk kërkon shumë: vetëm pakëz respekt të sinqertë dhe një mirënjohje të vogël.

Duke u mbështetur jo vetëm në karakterin e sinqertë, por edhe në përvojën e mirë dhe profesionale tanimë të dëshmuar të punonjësve dhe të myftilerëve të BFI-së, shpresoj se pritjet e komunitetit musliman në vendlindje dhe në diasporë do të realizohen në masë të konsiderueshme, edhe pse jam i vetëdijshëm se në një shoqëri me sistem të lodhur politik, ekonomik, arsimor, kulturor etj. nuk mund të pritet të ketë një Bashkësi Fetare të përkryer. Megjithatë, ndonjëherë mjafton vetëm përpjekja më e vogël në rrugën e së mirës, e cila pastaj gjen vend në zemrat e njerëzve dhe i hap rrugë ndryshimit më të madh.

Pse pikërisht Prof. Dr. Qani ef. Nesimi?

Një shenjë e mirë për këto ndryshime të pritura është edhe shpallja e zgjedhjeve për Reis të BFI-së që duhet të mbahen brenda javëve në vijim. Duke mos dashur t’ia ul vlerën asnjë kandidati të mundshëm, për të cilët, përkundrazi, kam respekt të veçantë dhe se besoj se këto zgjedhje do të jenë të lira, të pandikuara e të drejta në mesin e disa garruesve të denjë, unë dëshiroj të prononcohem se pse Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, tani myfti i Tetovës, do të duhej të mbështetej fuqishëm nga të gjithë ata që kanë të drejtë vote në procesin e zgjedhjes së Reisit.

Unë besoj bindshëm se Qani ef. Nesimi meriton të jetë Reis i ardhshëm i BFI-së sepse:

– ai rrjedh nga një familje fetare dhe hoxhallarësh,

– ai ka qenë shembullor si në mësime ashtu edhe në sjellje gjatë studimeve të tij,

– ai e ka ruajtur me xhelozi dinjitetin dhe integritetin e vet prej hoxhe dhe intelektuali musliman,

– ai ka shërbyer me përkushtimin dhe me sinqeritetin më të madh si imam për afro dhjetë vite me radhë në një prej xhamive më të frekuentuara të Tetovës, pastaj si kryetar kuvendi i myftinisë së Tetovës, si myfti i Tetovës, si ligjërues në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews