Ballina Bota Biden fiton zgjedhjet në SHBA, kush do të jetë Zonja e Parë...

Biden fiton zgjedhjet në SHBA, kush do të jetë Zonja e Parë e Amerikës

Joe Biden është zgjedhur zyrtarisht presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Biden i cili mbush 78 vjet në fund të këtij muaji, do të bëhet presidenti më i vjetër kur inaugurohet në Janar në mes të krizës më të madhe shëndetësore në 100 vjetët e fundit, dhe rënien më të thellë ekonomike që nga 1930-ta.

Biden është i martuar me Jill Biden, e cila tashmë pritet të jetë Zonja e Parë e Amerikës. Si Biden, edhe ajo kishte një martesë të mëhershme, me Bill Stevenson, një ish-futbollist kolegji, me të cilin kishin lidhur kuror në shkurt të vitit 1970.

Biden ka reaguar pas fitores në shtetin e Pensilvanisë që ia siguruan atij 273 vota elektorale të mjaftueshme për të fituar.

“Amerikë, jam i nderuar që më keni zgjedhur muar për të drejtuar vendin tonë të mrekullueshëm. Puna që na pret përpara do të jetë e vështirë, por ju premtoj këtë, do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve, pavarësisht a keni votuar për mua apo jo. Unë do ta mbaj besimin që keni vënë në mua”, ka shkruar ai.

Demokrati Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një garë të ashpër me republikanin, Donald Trump, i cili synonte të merrte edhe një mandate të dytë si njeriu i parë i Amerikës.

Biden në gjithë procesin e numërimit të votave ka qenë duke prirë, derisa vendimtare ka qenë përmbysja që i ka bërë në Trumpit në shtetin e Pensilvanisë./abcnews.al