Në konferencën që mbajti në Wilmington, Joe Biden u pyet se cili është plani i tij nëse administrata e Trump nuk bashkëpunon për një tranzicion të pushtetit.
“Do të ishte mirë ta kisha, por nuk është situatë kritike”, thotë Biden, duke shtuar se asnjë veprim ligjor nuk është planifikuar nga ekipi i tij për momentin.
Administrata e Trump nuk e ka miratuar procesin e dorëzimit të frenave të qeverisë, që do të thotë se ekipi i Biden nuk ka qenë ende në gjendje të lëvizë ose të fillojë të shqyrtojë informacione.
“Ne do të bëjmë pikërisht atë që do bënim nëse ai do të kishte pranuar” vazhdon ai.
I pyetur nëse kishte një mesazh për Trump, duke pretenduar se mund ta dëgjonte, Biden i tha me një buzëqeshje: “Zoti President, unë pres që të flas me ju.”
Ai thotë se nuk ka pasur ende një shans për të folur me Udhëheqësin e Senatit Republikan, Mitch McConnell, me të cilin ai ka punuar për dekada në Uashington para se të bashkohej në ‘Shtëpinë e Bardhë’ nën udhëheqjen e Obamas.
https://youtu.be/6gRfPlqczJY