Shteti me 20 vota elektorale që ka 4 zgjedhje që peshon më shumë në zgjedhjet presidenciale të SHBA, Pennsylvania në 3 ditët e para pati një kryesim me diferencë të madhe të Donald Trump. Por prej të enjtes në mbrëmje, Biden jo vetëm që e ngushtoi diferencën por arriti edhe të kryesojë.
Këtë rezultat ja dhanë kandidatit demokrat dy qytetet më të mëdha të Pennsylvania-s: Philadelphia dhe Pittsburgh.
Qytete mjaft të famshme në botë, si pasojë e sjelljes së tyre në historitë më popullore të kinamatografisë botërore apo edhe big-ëve të muzikës.
Philadephia është qyteti i përjetësuar nga kënga e famshme e The Boss, Bruce Springsteen The Streets of Philadelphia, e cila ishte kolonë zanore e filmit gjithashtu të famshëm që ka fituar Oskar e çmime të tjera ndërkombëtare Philadelphia me protagonistë Tom Hanks e Denzel Vvashington.
Por ajo që këtë qytet e ka legjendizuar është ngaqë përbën vendin ku u zhvillua saga e Rocky Balboa-s së Silvester Stalone-s. Statuja e Rocky ndodhet në kodrën ku boksieri legjendë mbyllte vrapin e mëngjesit.
Por mbi të gjitha Phialadephia është më e famshme dhe më popullore sidomos brenda SHBA pasi konsiderohet si shteti i pavarësisë së kombit, ngaqë pikërisht në këtë qytet, më 4 Korrik të vitit 1776 u shpall Pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga “Baballarët e Kombit”.
Ndërkaq, Pittsburgh, një qytet industrial kryesisht i metalurgjisë, u bë popullor nga filmi fitues i Oskar “Gjuetari i drerit” me aktorët e mëdhenj, Robert de Niro, John Cazale, John Savage, Meryl Streep, Christopher Valken etj, që tregonte dramën e metalurgëve e thirrur ushtarë në Luftën e Vietnamit.