Virologu i famshëm gjerman Aleksandër Kekule ka ngritur alarmin se virusi Covid-19 që po përhapet aktualisht nuk është ai i Wuhan, por vjen nga Veriu i Italisë. Ai fajësoi Italinë se nuk i mori seriozisht paralajmërimet e Kinës në fillim të këtij viti, duke mos marrë masa për të bllokuar përhapjen.
Në një intervistë për televizionin gjerman ZDF ai u shpreh se Covid 19 që qarkullon aktualisht nuk vjen nga qyteti kinez i Wuhan, dhe se 99.5 për qind i të gjithë rasteve lidhet me një mutacion që vjen nga rajonet veriore të Italisë. Ky “cep” italian i virusit quhet mutanti “G”, dhe ka mutacione gjenetike, dhe është më infektues se varianti i zbuluar në Wuhan, epiqendër e epidemisë së Covid 19 në Kinë.
Pyetjes së gazetarit nëse kinezët kanë të drejtë kur thonë se europianët janë përgjegjës të pandemisë globale, ai përgjigjet se kjo nuk është vërtetë. Sipas tij virusi do të ishte shpërndarë në të gjithë botën në atë mënyrë. Më tej ai bën apel për kujdes duke theksuar se, ndryshimi është se në Wuhan nuk e dinin se për çfarë bëhet fjalë, ndërsa në veri të Italisë kishte pasur paralajmërime nga Pekini, por u injoruan për shumë kohë. Virologu gjerman shton se virusi origjinal u bllokua me shpejtësi, gjë që mund të ishte bërë dhe në Europë, mjaftonte të aplikoheshin mënyrat që nuk u morën në konsideratë në kohë.
Eksperti pohoi se faji për përhapjen e Covid 19 vendoset nga mënyra sipërfaqësore e menaxhimit të problemit nga ana e Italisë pas paralajmërimeve të marra nga Kina. Por dhe për faj të mungesës së masave, në të kundërt virusi origjinal do të ishte mundur të mbahej nën kontroll.
Ai tha se në ditët e para të 2020-ës shpërtheu një epidemi që nuk u zbulua, e virusit origjinal, për disa javë. Deri sa u zbulua në muajin shkurt, virusi pati kohë për të ndryshuar gjenetikisht, dhe tashmë është më infektues se varianti origjinal i Wuhan.
Virologu bën apel për popullsinë botërore në prag Krishtlindjesh, duke thënë se nëse në këtë periudhë transmetojmë infektimin tek më të moshuarit, nëpërmjet takimeve familjare, situata mund të bëhet katastrofike.
Drejtori i Institutit të mikrobiologjisë, mbështet testimet e shpejta të cilat duhet të jenë në dispozicion të të gjithëve, dhe mendon se është një budallallëk mbajtja e maskës mbrojtëse individuale në ambjent të hapur. Ai është i bindur që do të ishte më mirë të kontrolloheshin ambientet e mbyllura