Ballina Shëndeti Koronavirusi Humb jetën nga Covid-19, profesoresha e Ekonomikut

Humb jetën nga Covid-19, profesoresha e Ekonomikut

Koronavirusi ka go*ditur edhe një herë arsimin. Fakulteti i Ekonomisë ka bërë me dije se Covid i ka marrë jetën profesoreshës Irena Bogdani.

Postimi i plotë i FE

Trond*itës lajmi që morën studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë për ndarjen nga jeta të Profesoreshës së dashur Irena Bogdani. Befasia e kobs*hme në këtë periudhë pand*emie mori një nga profesoret më të dashura dhe të vlerësuara ne ambjentet akademike të Universitetit të Tiranës.

E vështirë për ta pranuar dhe besuar se e nesërmja në auditoret dhe ambientet e fakultetit do të jetë pa zyshë Irenën. Mirësia që ajo transmetonte, ndershmëria dhe profesionalizmi në mësimdhënie e bëjnë dhimbjen që përjetohet nga kjo humbje e papritur edhe më të rëndë.

I gjithë stafi akademik, studentët dhe stafi ndihmës, përkulen me respekt dhe mirënjohje përballë kujtimit të Profesores Irena Bogdani.

Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në emër të studentëve dhe stafit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe gjithë të afërmëve të saj.

Shpi*rti ju prehtë në paqe

Kush ishte Irena Bogdani?

Diplomuar në 1981 në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës në profilin”Kontabilitet”. Pedagoge efektive pranë FEUT që prej vitit 1982. Drejtuese e leksioneve dhe seminareve në disa lëndë, nga të cilat për shtrirjen e gjatë kohore të mësimdhënies veçohen lëndët “Kontabiliteti për Fakultetin e Drejtësisë”, “Kontabiliteti Publik” dhe “Kontabilitet” në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Dega Informatikë. Pjesëmarrëse në mjaft kurse, trainime e kualifikime. Rëndësi të veçantë për formimin profesional dhe shkencor kanë pasur kualifikimet disamujore në Francë për Kontabilitetin Publik, në Gjermani për Kontabilitetin financiar dhe programet kompjuterike dhe në SHBA për Kontabilitetin Publik.

Në vitin 1989 ka fituar gradën “Doktor i Shkencave Ekonomike” dhe në 1999 titullin“Profesor i Asociuar”. Puna shkencore është orientuar në rradhë të parë në shërbim të mësimit. Botuar e ribotuar disa herë teksti i “Kontabiliteti për fakultetin e drejtësisë”dhe teksti “Kontabiliteti publik”. Titullare e lëndës “Kontabiliteti publik dhe i OJFve” dhe “Kontabiliteti për studentët e informatikës”. Në proces pëgatitje të teksteve “Kontabiliteti publik dhe i OJFve” dhe tekstit për studentët e Masterit Shkencor në Informatikë. Pjesëmarrëse në konferenca shkencore me artikuj, studime si dhe udhëheqëse e disertantëve në punime doktorate./GazetaReforma.com/