Në Itali shifrat e viktimave në një ditë për shkak të pandemisë kanë arritur nivelet e fillimit të majit. Autoritetet shëndetësore të vendit fqinj flasin për 353 viktima, në rritje domethënëse nga 233 të ditës së djeshme.
Ndërkohë në rritje nga dje janë edhe të infektuarit e rinj, 2824, që çojnë numrin total nga fillimi i pandemisë në pothuajse 760 mijë persona.
Janë tashmë 2225 të shtruarit në terapi intensive, një shifër që shqetëson sepse po ngarkon sërish sistemin shëndetësor italian, si në muajt e parë të pandemisë.
Lombardia mbetet sërish zona më problematike italiane me 6804 raste, e ndjekur nga Piemonte me 3169 dhe Kampanja me 2791.
Qeveria italiane pritet të shpallë sot masat e reja shtrënguese, ku vendi do të ndahet, si të ishte një semafor, në zona të kuqe, portokalli dhe jeshile, ku ato të parat dhe më problematike do të shohin mbylljen e çdo aktiviteti komercial dhe të shkollave përtej viteve të para.
Në çdo rast, pas orës 22 dhe deri në 5 të mëngjesit, lëvizja është e kufizuar vetëm për arsyeje pune ose emergjence.