Mes pacientëve të Infektivit të prekur nga Covid-19, gjendet edhe këngëtarja e njohur shkodrane, Justina Aliaj.
Mësohet se këngëtarja 69-vjeçare prej 4 ditësh është e shtruar tek Infektivi, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Aliaj mbetet një yll i këngës dhe skenës shqiptare ku njihet për këngët: “Mall për vendlindjen”, “Në ekranin e televizorit”, “Stacion i dashur”, “Në mbrëmjen e vallëzimit”, “Unaza”, “Unë dhe shokët e mi” etj. Këngët e saj mbeten të pashlyeshme ende dhe sot për publikun.
Po ashtu interpretimet e saj si aktore kanë qenë të shumta si te; “Rrethi i kujtesës”, “Bernand Alba”, “Gratë trojane”, “Nobodysees”, “Tartufi” etj.