Ballina Bota Këshilltarët e Trump në “hall”: Kush nga ne do t’i thotë që...

Këshilltarët e Trump në “hall”: Kush nga ne do t’i thotë që humbi?

Presidenti Trump u zotua të premten se do të vazhdojë të luftojë për postin e presidentit duke nxitur aleatët dhe këshilltarët që ta mbrojnë atë publikisht dhe duke këmbëngulur se ai ende kishte një mundësi drejt fitores ndaj ish-nënkryetarit Joe Biden, raporton Washington Post

Por në prapaskenë gjatë dy ditëve të fundit, këshilltarët kanë diskutuar me presidentin për mundësinë e një disfate elektorale dhe mënyrën se si ai duhet të trajtojë një rezultat të tillë, sipas burimeve të afërta me presidentin.

Trump nuk ka gjasa të pranojë kurrë humbjen e zgjedhjeve, deklaruan aleatët. Edhe nëse ai humbet, Trump do të vazhdojë akuzat që ka bërë deri më sot se zgjedhjet janë vjedhur.

Persona që qëndrojnë afër Trump, janë përpjekur për të qetësuar presidentin dhe për ta ndihmuar që ai të pranojë rezultatin e zgjedhjeve: por kjo është shumë e vështirë për dikë që e ka bërë të  qartë se urren humbjen mbi të gjitha, transmeton abcnews.al

Të enjten, i zemëruar Trump vuri në dyshim legjitimitetin e rezultateve të zgjedhjeve, ndërkohë  këshilltarët e tij bindën presidentin të premten të bëjë një deklaratë më të matur në lidhje me numërimin e votave dhe të përmbahet në atë çfarë ai thotë në çdo paraqitje publike.

Deklarata e lëshuar përmes fushatës së tij “transparencë të plotë në të gjithë numërimin e votave dhe certifikimin e zgjedhjeve”, nënkuptonte se lufta nuk ishte “vetëm për zgjedhjet “. “Unë kurrë nuk do të heq dorë nga lufta për ju dhe kombin tonë,” përfundoi presidenti.

Sipas zyrtarëve, Trump e ka kaluar javën duke biseduar me një grup të këshilltarëve dhe aleatëve të vjetër, duke përfshirë Kellyanne Conway, ish këshilltaren e tij i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë në fund të Gushtit; Rudolph W. Giuliani, avokati i tij personal; Jared Kushner, dhëndri i tij dhe këshilltari i lartë; Nënkryetari Pence; Kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan Ronna McDaniel; Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows; ish shefi i shtabit Reince Priebus; dhe ekipin e tij të fushatës.