Qeveria e Maqedonisë së Veriut në Kuvend ka dorëzuar propozim-ligjin për Ligjin për Shoqatat tregtare, përmes së cilës do të mundësohet themelimi i shoqërive me përgjegjësi të kufizuara me një capital fillestar prej një euro, transmeton Portalb.mk.
Vlerësohet se ky propozim është në të mirë të kompanive që nuk kanë kapital fillestar prej 5 mijë euro, edhe pse kanë ide për biznes.
Projektligji përcakton një lloj të ri të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar me titull “Kompani e thjeshtuar me përgjegjësi të kufizuar –KThPK (PDOO)”
“Kompania mund të ketë më së shumti tre themelues-persona fizikë, njëri prej të cilëve udhëheqës, gjegjësisht anëtar i organit drejtues. Duke llogaritur se bëhet fjalë për një shoqëri me kapital prej një euro, propozohet një regjim i veçantë për punët financiare në raport me fitimin”, shkruan ndër të tjera në propozim.