Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn deklaroi se shkalla e infeksionit të koronavirusit të vendit po zvogëlohet, por nuk dha komente për heqjen e lockdown-it aktualisht të vendosur deri në fund të nëntorit.
”Ende ka një rritje të përditshme të rasteve, por janë më pak. Kjo është inkurajuese për tani, por nuk është e mjaftueshme”, theksoi Spahn.
Ai theksoi se do të ishte shumë herët për të folur për një “përparim”.
Komentet e ministrit vijnë ndërsa instituti ”Robert Koch” (RKI), agjencia kombëtare e Gjermanisë për kontrollin e sëmundjeve, raportoi një rritje ditore prej 18 487 infeksionesh, duke e çuar totalin akumulativ të rasteve pandemike në 705 687.
Më 2 nëntor, Gjermania mbylli restorantet, baret dhe objektet rekreative dhe kulturore në një përpjekje për të ndaluar përhapjen eksponenciale të virusit mes shqetësimit në rritje që sistemi shëndetësor i vendit mund të mbingarkohej brenda disa javësh.