Ballina Bota Nga entuziazmi, te ftohtësia dhe ironia, si reagoi bota për zgjedhjen e...

Nga entuziazmi, te ftohtësia dhe ironia, si reagoi bota për zgjedhjen e Biden? Tre shtete heshtje

Që kur Joe Biden u shpall fitues i zgjedhjeve në SHBA, mesazhet nga udhëheqësit botërorë nuk kanë ndalur. Por cilat ishin urimet dhe reagimet e tyre të para? Tre shtetet që nuk kanë reaguar janë Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut.

Boris Johnson tha se SHBA “është aleati ynë më i rëndësishëm dhe unë pres që të punojmë ngushtë së bashku në përparësitë tona të përbashkëta, nga ndryshimi i klimës tek tregtia dhe siguria“.

Narendra Modi (Indi) e quajti atë një “fitore spektakolare” dhe uroi Kamala Harris, nëna e së cilës është indiane. “Suksesi juaj është çështje e një krenarie të jashtëzakonshme edhe për të gjithë indiano-amerikanët”.

Justin Trudeau (Kanada) tha “Ne ndajmë një marrëdhënie që është unike në skenën botërore. Unë me të vërtetë pres që të punojmë së bashku”.

Muhammadu Buhari (Nigeri) tha se fitorja e Biden ishte një “kujtesë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes sepse ajo u ofron njerëzve mundësinë për të ndryshuar qeverinë e tyre me mjete paqësore“.

Angela Merkel (Gjermani) tha se “miqësia jonë transatlantike është e pazëvendësueshme, po të duan të përballojmë sfidat e mëdha të kësaj kohe“.

Fuat Oktay (n/presidenti i Turqisë) kishte një mesazh të ftohtë. “Asgjë nuk do të ndryshojë për Turqinë” tha ai.
Nicolás Maduro (Venezuela) tha se vendi i tij “do të jetë gjithmonë i gatshëm për dialog dhe mirëkuptim me njerëzit dhe qeverinë e SHBA“.

Ali Khamenei (Iran)tha se zgjedhjet ishin “një spektakël”, duke shtuar “Ky është një shembull i fytyrës së shëmtuar të demokracisë liberale në SHBA“.

Ka ende heshtje nga Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut.

db/Abcnews.al