Një qen ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe departamenti i parandalimit të virusit në Bari ka njoftuar edhe ministrinë e shëndetësisë italiane. Lajmi, i raportuar edhe nga mediat lokale është konfirmuar më pas nga departamenti i parandalimit të COVID-19.
Bëhet fjalë për një qen që jeton në një familje të përbërë nga 3 persona, çifti i bashkëshortëve dhe djali i tyre minoren janë pozitiv me Covid. Bari ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë.
Shërbimi veterinat ka bërë tamponin edhe tek qeni dhe ka rezultuar me një pozitivitet të ulët. ‘Lajmi nuk paraqet një problem shëndetësor, deri në momentin që qentë nuk e shpërndajnë virusin’, shpjegon këshilltari rajonal për shëndetin, Pierluigi Lopalco.