Ballina Top Lajm “Njerëzimi të përgatitet për skenarin më të keq”

“Njerëzimi të përgatitet për skenarin më të keq”

Epidemiologu i njohur amerikan Michael Osterholm dha disa mesazhe të forta sa i përket pandemisë aktuale me koronavirusin, vaksinës si edhe asaj që na pret në vitet e ardhshme.

Duke folur për “LaRepubblica” teksa po promovonte librin e tij “Armiku më i keq – Si të fitojmë luftën kundër sëmundjeve infektive dhe epidemive” në Itali, ai dha një lajm të mirë dhe një lajm të keq sa i përket koronavirusit.

Lajmi i mirë sipas Osterholm është se tashmë u gjet një vaksinë kundër koronavirusit, kurse lajmi i keq lidhet me faktin se ajo nuk do të jetë e mundur për qytetarët deri në tremujorin e dytë apo të tretë të vitit të ardhshëm, raporton abcnews.al.

“Kam një një lajm të mirë dhe të keq. Lajmi i mirë është se kërkimi dhe puna për sigurimin e vaksinave po ecën shumë shpejt, shumë më shpejt sesa imagjinonim.

Tani duhet të presim procesin e miratimit, duhet të punojmë mbi proceset e prodhimit dhe shpërndarjes dhe pastaj ne mund t’ua japim atyre njerëzve, dhe unë jam i sigurt se kjo do të ketë një ndikim të madh në pandeminë.

Sidoqoftë, lajmi i keq është se ne ende duhet të presim. Unë nuk mendoj ne do t’i shohim tani vaksinat para tremujorit të dytë ose të tretë të vitit 2021 ”

Por, epidemiologu amerikan bëri edhe një parashikim të zymtë për ata që e pret njerëzimin duke theksuar se pandemia e ardhshme do të jetë shumë më e keqe se kjo që po kalojmë tani.

“Kam një një lajm të mirë dhe të keq. Lajmi i mirë është se kërkimi dhe puna për sigurimin e vaksinave po ecën shumë shpejt, shumë më shpejt sesa imagjinonim.

Tani duhet të presim procesin e miratimit, duhet të punojmë mbi proceset e prodhimit dhe shpërndarjes dhe pastaj ne mund t’ua japim atyre njerëzve, dhe unë jam i sigurt se kjo do të ketë një ndikim të madh në pandeminë.

Sidoqoftë, lajmi i keq është se ne ende duhet të presim. Unë nuk mendoj ne do t’i shohim tani vaksinat para tremujorit të dytë ose të tretë të vitit 2021 ”

Por në intervistën e tij, shkencëtari amerikan zbulon se njerëzimi do të duhet të presë për një pandemi të tretë, e cila do të jetë krejtësisht e ndryshme dhe shumë më keq.

“Nuk mund të them me siguri nëse pandemia tjetër do të jetë më e madhe se kjo, por patjetër që do të jetë më keq. Vërtetë shpresoj që pandemia e ardhshme të mos na kapë të papërgatitur”, shprehet ai. /abcnews.al