Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Haki Agalliu, një nga legjendat e peshëngritjes shqiptare.
Karrierën e tij si peshëngritës e ka zhvilluar te Partizani, teksa më pas ka qenë trajner i “Demave” dhe kombëtares shqiptare.
Agalliu mban rekordin si trajneri më afatgjatë në sportin e shtangës ku kemi nxjerrë shumë emra të mëdhenj dhe kampionë.
Më vonë ka mbajtur postin e anëtarit të Komitetit Drejtues në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes për një periudhë 8-vjeçare.
Agalliu u dekorua edhe nga EËF (Federata Europiane e Peshëngritjes) në vitin 2008. /abcnews.al