Sot, me vizitën e tyre na nderuan Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe ekonomisë se ujrave z.Arjanit Hoxha, Shkëlqesia e Tij Ambasadori i R.së Turqisë në Shkup z.Hasan Mehmet Sekizkok si dhe Kordinatori i TIKA për Maqedoni z.Halim Omer Soğut, ku sëbashku mbollëm 250 fidanë të dhuruar nga Ambasada e Republikës së Turqisë, rreth lumit Vardar respektivisht pranë “Urës së lotëve” në Zhelinë, e cila daton nga koha e Perandorisë osmane dhe e trashëguar me shekuj nga para-ardhësit tanë, thuhet në njoftimin e Komunës së Zhelinës
Në këtë mënyrë ne simbolikisht shënuam 11 Nëntorin – ditën e pyllëzimit në Republikën e Turqisë, e cila këtë vit festohet për herë të dytë, nën moton “Fryma e së Ardhmes”.
Ky aksion pyllëzimi, përveç në vendin tonë, do të festohet sot edhe në disa vende tjera të Ballkanit, Azisë dhe Afrikës.
Në këtë ditë morrën pjesë edhe përfaqesuesit e Fondacionit ‘Maarif’ në krye me z. Mustafa Dillioglu, Ali Sedat Aslan dhe Murat Kordemir bashkë me nxënësit e ciklit të ulët.
Në këtë event drejtëpërdrejtë përmes rrjeteve teknologjike ishte i kyçur edhe Presidenti i Republikës së Turqisë z.Rexhep T.Erdogan, i cili e përshëndeti këtë ngjarje.