Ai sheh objektivin në fund, kurse ajo rrugën për ta arritur atë. Historia e një dashurie që kompletohet, me një dedikim që bëhet ekselencë, e Ugur dhe Özlem, shkencëtarëve turq që kanë zbuluar vaksinën antikoronavirus.
Ai sheh objektivin në fund, larg, ku askush nuk e imagjinon. Ajo sheh rrugën për ta arritur, të përcaktuar, thuajse mund të ta vizatojë. Kjo është pika e ekuilibrit e Ugur Sahin dhe Özlem Türeci, çiftit të shkencëtarëve që kanë zbuluar vaksinën kundër koronavirusit, çiftit që ka themeluar BioNTech, çiftit që është martuar në një ditë pushimi dhe pas ceremonisë është kthyer në laborator, me vrap dhe e apasionuar, çiftit që me një goditje të vetme feston forcën e të ndjerit plotësues, në profesion e në dashuri, dë gjysmat që përputhen për mrekulli pa zili e pa konkurrencë. Ai sheh atje në fund ku duhet të arrihet, ajo siguron gjithçka nevojitet për të arritur deri atje: çifti i vitit ose, më mirë, elozhi i kompletimit.
Më 25 janar të këtij viti, ditë e shtunë, Sahin u bind se sëmundja e errët që kishte goditur Kinën do të përhapej në të gjithë botën: kishte lexuar një studim të “The Lancet” sesi koronavirusi po përhapej dhe ishte i sigurtë sesi kjo dëmundje do të përfshinte një pjesë të mirë të globit. Bojan Pancevski ka treguar në “Wall Street Journal” se po atë mëngjes Sahin u ul në kompjuter dhe dizajnoi 10 modele të ndryshme për vaksina eventuale: njëra prej tyre do të bëhej BNT162b2, vaksina e zhvilluar në partneritet me amerikanen Pfizer që është shpërndarë kësaj jave në Mbretërinë e Bashkuara, vendin që ka inauguruar “fushatën më të madhe të vaksinimit të historisë”, siç thotë kryeministri britanik Boris Johnson.
Pasditen e 25 janarit, Sahin i telefonoi Helmut Jeggle, Presidentit të Këshillit Mbikqyrës të BioNTech, duke i thënë se qysh nga moment të gjitha aktivitetet e kompanisë do të konvetoheshin për të luftuar një virus që ende nuk e kishte një emër dhe që ende nuk ishte diagonstikuar në Europë. Jeggle nuk ishte dakord: nuk kishin shumë kapitale në dispozicion dhe investimi kryesor për ta ishte kërkimi për të kuruar kancerin. Në dy orë, Sahin e bindi: Jeggle ka thënë se për të ka qenë vendimtar përshkrimi i gripit që në periudhën 1968 – 1969 përfshiu Hong Kongun, me të paktën 4 milion të vdekur.
Të hënën tjetër, Sahin riorganizoi punën e kompanisë në turne që ,nulonin 7 ditë në 7, i kërkoi punonjësve të tij që të anullonin pushimet (dikush ishte tashmë në pistat e skijimit dhe u ankua) dhe pushoi së përdoruri transportin publik (gjë që gjithsesi shërbente pak: i pëlqen të lëvizë me biçikletë, por nuk do të ketë makinë). Projekti quhej “Lightspeed”, shpejtësi drite: objektivi, atë që vetëm Sahin dinte ta shikonte atje në fund, ishte të gjendej një vaksinë në afate të llogaritshëm në muaj, jo në vite siç ndodh zakonisht. Në një ditë të papërcaktuar të shkurtit, por fakti që tashmë ishte shkurt është i rëndësishëm, Sahin po shikonte një reaksion brenda mikroskopit. Ngriti sytë, rroku celularin, i kërkoi dy personave që kishte përreth t’i afroheshin dhe bëri një selfie: “Besoj se kjo është lindja e kandidatit tonë për t’u bërë vaksinë”.
Sahin ka lindur në vitin 1965 në Aleksandretë, port turk në Mesdhe afër kufirit me Sirinë – ndoshta e kujtoni sepsa është pika e nisjes e ekspeditës së Indiana Jones tek “Kryqëzata e fundit” për të shkuar në “Shpellën e Hënës që Ngrihet” – dhe ka ardhur në moshën 4 vjeçare në Gjermani bashkë me nënën: babai i tij ishte transferuar tashmë kohë më parë në Këln për të punuar në një stabiliment të kompanisë Ford – ishte periudha e rindërtimit të pasluftës në të cilën kishte një kërkesë të madhe për punëtorë të huaj, të quajturit Gastarbeiter. Si fëmijë, Sahin pëlqente futbollin dhe librat shkencorë, që i merrte hua tek biblioteka e kishës katolike të lagjes ku banonte. Më pas ka studiuar për Mjekësi në Universitetin e Këlnit, nota të larta, pasion i madh, doktoraturë me tezë lidhur me imunoterapinë për qelizat tumorale dhe më pas një 2 vjeçar i mëtejshëm në studime matematikore.
Sahin ka nisur kështu të punojë në spitalet universitare fillimisht në Këln, më pas në Homburg të Saarlandit, në Zyrih dhe, së fundi, në Magonza, qyteti i lindjes i vaksinës kundër koronavirusit. Kurse qyteti fatlum ka qenë në fakt Homburgu, seli e një fakulteti mjekësie ndër më të famshmit e Gjermanisë, ku kishte shkuar të studionte edhe Özlem Türec, dy vjet më vogël se Sahin, me origjinë turke edhe ajo, por e lindur në Lastrup, një qytezë prej 7000 frymësh në Saksoninë e Poshtme. Familja Türec kishte ardhur në Gjermani duke ndjekur të atin, me origjinë nga Stambolli, i cili punonte si kirurg në spitalin e vogël katolik të qytetit. Türec ka treguar për “Süddeutsche Zeitung” se kur ishte e vogël ishte magjepsur nga motrat medicinale që ndihmonin pacientët nëpër pavione: të vëmendshme, të heshtura dhe shumë të pranishme, qenë mitet e saj. Në pikën që për një periudhë të caktuar kishte përkëdhelur idenë për t’u bërë edhe ajo motër medicinale.
Pastaj zgjodhi që të ndjekë shembull e të atit dhe kështu u regjistrua për Mjekësi, në universitetin e famshëm afër kufirit me Francën, larg nga shtëpia, por një rast për të që ende e quan veten “një turke prusiane”, romanticizmi i jugut i përzier më disiplinën e veriut. Ati ndodhi takimi i çiftit të vitit, për të cilën nuk dijmë kushedi se çfarë përveçse për atë që ka të bëjë me vizionin e tyre për mjekësinë dhe për shkencën. Türec ka treguar se të dy vuanin faktin që në një moment të caktuar ju duhej t’u thonin pacientëve se nuk mund të bëhej më asgjë. Nuk duronin mungesën e alternativave, atë pafuqishmëri që e di se çfarë do të thotë fund i gjithçkaje dhe ajo që i motivoi, ka thënë ajo, qe dëshira për të “mbushur hendekun midis shkencës dhe mbijetesës”, që është edhe përkufizimi jo vetëm i kërkimit mjekësor e shkencor, por i shumë gjërave të tjera që kanë të bëjnë me kurimin, dedikimin, shërimin, dashurinë.
Sahin dhe shkrun një tezë doktorature mbi terapitë eksperimentale, ato që sipas tyre do të reduktonin herët në të cilat do të detyroheshin të thonin: nuk ke çfarë bën më asgjë. Christoph Huber, që më pas do të themelonte BioNTech bashkë me çiftin dhe në atë kohë Shefi i Departamentit të Onkologjisë në Universitetin Johannes-Gutenberg të Magonza, lexoi tezën dhe i kërkoi të dy shkencëtarëve që të bënin me të kërkime mbi trajtimet e mundshme për ta organizuar sistemin imunitar në mënyrë që të trajtohej kanceri si sëmundje infektuese. Në vitin 2001, ende të fejuar, të dy krijuan kompaninë e parë, e quajtur “Ganymed”: e quajtën kështu, ka treguar ajo, “jo prej emrit të djalit bukurosh të mitologjisë greke, por prej një shprehjeje turke që pakashumë do të thotë “fituar me punë të rëndë””. Ajo ishte Drejtore e Përgjithshme, ai ishte Shefi i Kërkimit, pasi siç ka thënë nobelisti Rolf Zinkernagel që kishte punuar me Sahin në Zyrih, “suksesi i Ugur dhe Özlem është kombinacioni fantastik i dy njerëzve që kompletojnë njëri tjetrin. Ai është shkencëtar novator, kurse ajo është një mjeke brilante me një ndjesi të spikatur sesi ecën përpara biznesi”.
Përveç kërkimit, afera më e madhe qe ajo e takinit të binjakëve Strüngmann, Andreas dhe Thomas, “eineiigen” siç përsërisin në të gjitha portretet gjermane: identikë. komplementarë edhe ata, i pari mjek, i dyti biznesmen, nipër të atij Strüngmann që ka futur i pari antibiotikët gjenerikë në tregun gjerman. Në mesin e viteve ’80 dy binjakët krijuan kolosin e ilaçeve gjenerike “Hexal”, që më pas do t’ia shisnin në 2005 zviceranes “Novartis” për 7.5 miliard dollarë. Fondet para të “Ganymed”, bile edhe ato të mëpasmet (për një total prej 200 milion eurosh) u siguruan nga binjakët Strüngmann që panë tek dy shkencëtarët turq atë “kompletësi” që ata e konsideronin të domosdoshme për të çuar përpara novatorizëm, shkencë dhe biznes. “Ganymed” ka kontribuar në studimin e antitrupave për të kuruar tumorët, domethënë temën e dizertacioneve universitare të Sahin përzier më vullnetin për mbushjen e hendekut midis shkencës e mbijetesë, duke i modifikuar vetë qasjen ndaj kërkimit të kancerit.
Në vitin 2016, çifti ka vendosur t’ia shesë “Ganymed” japonezëve të “Astellas” për 1.4 miliard euro, por ndërkohë, në 2008, kishte lindur BioNTech, me një metodë dhe një mision të qartë: punësojnë vetëm shkencëtarë (sot ka 1300 me 60 shtetësi të ndryshme, gjysma femra, ka laboratorë në shumë pjesë të botës, poë selia qendrore ndodhet në një rrugë të quajtur “An der Goldgrube”, drejt minierës së arit); studiohet thuajse ekskluzivisht mRna, materiali gjenetik që shërben për ta shtyrë trupin njerëzor që të prodhojë vetë antigjenet e tij. Lajmëtari që është në themelin e vaksinë kundër koronavirusit. Është për këtë specificitet që doktoresha hungareze Katalin Karikó, një prej eksperteve më të mëdha botërore të mRna, vendosi në 2013 të shkojë të punojë për BioNTech anipse kishte marrë një ofertë fantastike nga amerikania “Moderna”, anipse kompanite e atëhershme e vogël nga Magonza nuk kishte as edhe një ëebsite. Karikó ka shpjeguar: “Drejtuesit në kompanitë bioteknologjike zakonisht janë tregtarë, por Ugur është shkencëtar dhe më ka bindur se këti shkenca qëndron para gjithçkaje. Nuk ka modele ku të frymëzohesh në punën tonë, pasi bëjmë gjëra që nuk i ka bërë askush më parë”.
Disa ditë pas selfie me vaksinën e sapolindur, Sahin u vu në kontakt me Pfizer ose, më mirë, më CEO e saj, shkencëtarin grek Albert Bourla. Tashmë njiheshin pasi Bourla kishte filluar më 2018 eksperimentime klinike mbi studimet e zhvilluara nga BioNTech, veçanërisht mbi vaksinat kundër gripërave (asnjë produkt nuk ka dalë ndonjëherë në treg), për këtë në muajin mars Sahin mendoi se Pfizer do të ishte partneri më i mirë për kryerjen e testimeve për vaksinën kundër koronavirusit. Në atë moment koronavirusi kishte arritur në Europë, po fillonin lockdoën dhe Sahin i tha së shoqes: “Në prill, në Gjermani mbyllen shkollat”. I përsërit të njëjtën gjë Bourla, teksa Presidenti amerikan – Pfizer e ka selinë në New York – theksonte akoma se koronavirusi ishte një sajesë e demokratëve. Në dy vitet që kanë punuar bashkë, Sahin dhe Bourla qenë bërë miq, ka pasur një feeling personal thuajse të menjëhershëm kanë shpjeguar të dy: ajo që i ka bashkuar ka qenë Mesdheu i origjinave të tyre (nuk i kanë komentuar kurrë grindjet në zhvillim midis dy vendeve të tyre).
Ka edhe një marrëveshje milionëshe: 185 milion dollarë të dhëna nga Pfizer për BioNTech në mars dhe 563 milion kur zhvillimi do të kompleothet. Kompania nga Magonza ka përfituar edhe 376 milion dollarë nga qeveria gjermane, që vitin e kaluar kishte dhënë kuotën më të madhe të fondeve të caktuara për kërkimin pikërisht atyre (290 milion euro). Pavarësisht këtij basti, pavarësisht rrinvestimit të të ardhurave të pasura nga shitja e “Ganymed”, pavarësisht 55 milionëve të dhënë nga “Gates Foundation” vitin e kaluar për kërkimin kundër HOV, pavarësisht bujarisë së binjakëve Strüngmann, gjatë 12 viteve jetë BioNTech nuk ka gjeneruar asnjëherë fitime. Përkundrazi, në korrik – gusht ka regjistruar rekordin e humbjeve prej 210 milion eurosh, ka shkruar “Der Spiegel”.
Kështë, vaksina është edhe një rrugë e re financiare, binjaku Andreas ka thënë se BioNTech po e diversifikonte jashtëzakonisht shumë shpërndarjen – nevralgjike për suksesin e vaksinë – dhe do të donte të bëhej “Amazoni sektorit të bioteknologjive”. Si krahasim duket realisht pak poetik: na pëlqen ta imagjinojmë BioNTech si një garazh të bioteknologjisë, gjithë dedikim, obsesion dhe fiksime prej nerdi. Por edhe ambivje për t’u bërë kolosë e të domosdoshëm – ky është Amazon – e bën idenë e kompletimit, e dy gjysmave që gjendej dhe që përputhen, ai që sheh objektivin dhe ajo që zgjedh rrugën për t’ia dalë me sukses. Një rrugë që flet shumë për Europën, integrimin dhe ekselencës: duhet ta dizajnojnë ëndrrën europiane, ndoshta do të kishte fytyrën e këtij çiftit tonë të vitit, që kur ka mësuar për rezultatet pozitive e testimit të vaksinës e kanë festuar me të bijën duke pirë çaj turk.
Qemë shumë të kënaqur, kanë thënë ata, ka qenë një lehtësim i madh. Ai vërtitej me në duar varësen që nuk e heq kurrë, nazari i tij, syri blu që gjendet kudo në Mesdheun Lindor: sjell fat dhe largon brengat. Ashtu si vaksinat, si ato historitë e dashurinë, mbron edhe nga shkenca e ekselenca që herëpasëhere na shmangin të themi: nuk ke më asgjë se çfarë të bësh.
(nga Il Foglio) Përgatiti ARMIN TIRANA,TemA