Apple po planifikon hyrjen në industrinë e makinave elektrike, autonome dhe inteligjente.
Lajmi ka bërë që aksionet e gjigantit teknologjik të rriten jashtë mase ditën e martë. Kështu, po bëhet gati një luftë mes Apple dhe Tesla, që aktualisht është dominues në sektorin e makinave elektrike.
Por, nuk mbetet pas edhe Amazon, që më 14 dhjetor prezantoi makinën e saj Zoox. Reuters bën me dije se një kompani në Tajvan ka bashkëpunuar me Apple për prodhimin e Apple Car ose iCar, siç mendohet të ketë emrin makina e re.
Kompania mund të prezantojë makinën e saj, 100% elektrike, brenda disa muajsh. Ndërkohë, prodhimi mendohet se do të nisë në vitin 2024. /abcnews.al