Ballina Bota Alarm në Itali, mutacioni britanik i koronavirusit konstatohet në Napoli, Veneto dhe...

Alarm në Itali, mutacioni britanik i koronavirusit konstatohet në Napoli, Veneto dhe Bari

Italia shënoi sot 10 407 raste të reja me koronavirus, ndërsa në spitale ndërruan jetë 261 persona.

Edhe pse rastet e reja janë duke rënë, autoritetet janë të shqetësuara për shkak të konstatimit të mutacionit të ri të virusit tek disa pacientë, raporton abcnews.al.

Versioni britanik i koronavirusit u konstatua tek 6 pacientë në Napoli, të cilët ishin kthyer në Itali para pezullimit të fluturimeve. Po ashtu, raste të ngjashme janë konstatuar në Veneto dhe në Bari. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews