Ballina Bota Tërmet i fortë në Serbi

Tërmet i fortë në Serbi

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Serbi.

Tërmeti është regjistruar në rajonin e Klladovës, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në Zajeçar, Negotin, Donji Milanovac, Bor dhe qytete të tjera në Serbinë lindore. Tërmeti është ndjerë edhe në Nish.

Epiqendra e tërmetit ka qenë afër Tekias dhe është ndjerë në një thellësi prej 11 kilometrash.

Tërmetet e këtij intensiteti mund të shkaktojnë dëme të vogla në ndërtesat në zonën e epiqendrës, raportojnë mediat serbe.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme të mundshme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews