Qeveria federale e Gjermanisë dhe landet e saj kanë rënë dakord gjerësisht mbi nevojën për të vendosur një bllokim të ri për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, sipas një raporti të publikuar dje.
”Lockdown do të zbatohet duke filluar nga 16 dhjetori”, sipas raportit në ”Business Insider”, i cili shtoi se krerët e kancelarive të landeve kishin arritur marrëveshje për këtë me kancelarinë federale, dje në mbrëmje.
Sipas raportit, kancelaria federale do të preferonte që bllokimi të fillonte më 15 dhjetor.
Po sipas raportit, tubimet do të bëhen vetëm për dy familje dhe maksimumi në pesë persona, duke përjashtuar fëmijët nën moshën 14 vjeç.
Ky limit do të ngrihet në një maksimum prej 10 personash midis 24 dhe 26 dhjetorit, dhe më shumë se dy familje do të ishin në gjendje të takohen nëse ato janë të lidhura drejtpërdrejt.
Kancelaria Federale është në favor të mbylljes së qendrave të kujdesit ditor, ndërsa landet kanë kprkuar të mbeten hapur.
Një vendim pritet sot, kur kancelarja Angela Merkel do të takojë 16 kryeministrat e landeve për të diskutuar përgjigjen e tyre ndaj një vale të dytë infeksionesh.