Suedia është në prag të bllokimit, sepse numri i të infektuarve me koronavirus për frymë në këtë vend është tani më i lartë se në Britaninë e Madhe, Gjermani dhe Spanjë.
Vendi skandinav, i cili ndërmorri një vendim të diskutueshëm në pranverë për të shmangur karantinën në mënyrë që të arrijë imunitetin kolektiv sa më shpejt të jetë e mundur, ka dyfishin e nivelit të vdekjes së fqinjëve të tij nordikë.
Disa pjesë të Suedisë kanë shkallë të infeksioneve si disa nga shpërthimet më të mëdha të Evropës, me një total prej 278,912 rastesh të raportuara.
Gjithashtu, ky vend regjistroi më shumë se 1,000 vdekje të reja vetëm muajin e kaluar, për një total prej më shumë se 7,000.
Në krahasim, Norvegjia, e cila filloi bllokadën kombëtare në 12 mars, ka pasur vetëm 359 vdekje që nga fillimi i epidemisë.
Përhapja e shpejtë e virusit në vend ka detyruar qeverinë të zbatojë masa që ishin të paimagjinueshme në pranverë – tubimet janë të kufizuara në tetë persona, shitjet e alkoolit janë të ndaluara pas orës 22 dhe nxënësit e shkollave të mesme do të ndjekin mësimet në internet nga e hëna në fillim të janarit.
Ekzistojnë kritika në rritje ndaj epidemiologut kryesor Anders Tegnel, arkitektit të qasjes “të butë” ndaj krizës shëndetësore.
Numri i infeksioneve të reja është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga fundi i shtatorit dhe javën e kaluar tejkaloi 5,000 raste në ditë. Kështu, Suedia ka arritur një normë më të lartë të infeksionit për frymë se çdo vend tjetër i madh i Evropës Perëndimore.
Shkalla e 346 rasteve për 100,000 popullsi të regjistruar javën e kaluar është dy herë më e lartë se në MB (151), Spanjë (121) dhe Gjermani (155).
Suedia gjithashtu regjistroi një rekord 35,783 raste të reja javën e kaluar. Numri i vdekjeve është më i lartë se në Norvegji, Danimarkë dhe Finlandë së bashku, raporton Sun.