Pasi punoi për dy dekada si mësues filloreje në Charlotte, në Karolinën e Veriut, Joe Camp u pushua nga puna në shtator mes pandemisë së koronavirusit. Një muaj më vonë, ai humbi babanë e tij.
“Ishte një periudhë e errët. Por unë kam shumë miq që thjesht më thanë që të vazhdoja të besoja te vetja”, tha Camp në një njoftim për shtyp.
Por pikërisht kur mendoi se jeta nuk mund të shkonte më keq, Camp fitoi lotarinë.
“Të enjten në mëngjes, shkova në dyqan dhe bleva një biletë siç bëj zakonisht,” tha Camp. “Atë ditë bleva dy. Nuk fitova në të parën, kështu që provova të dytën.”
Camp, i cili është një baba dhe gjysh, fitoi një biletë Gold Rush prej 250,000 dollarësh, të cilën ai thotë se planifikon ta përdorë për familjen e tij. Camp dëshiron të kursejë për arsimimin e vajzës së tij dhe të blejë një shtëpi të re.
“Unë dua të kem diçka për ne. Unë kurrë nuk kam pasur asgjë. Askush nuk më trashëgoi asgjë mua, dhe kjo është ajo që unë dua të bëj”, tha ai.