Ballina Bota Italia zonë e kuqe nga 24 dhjetori deri në 6 janar

Italia zonë e kuqe nga 24 dhjetori deri në 6 janar

Nga 24 dhjetori deri më 6 janar, Italia do të jetë zonë e kuqe gjatë festave dhe gjatë ditëve të punës do të jetë zonë portokalli. Është ky orientimi që del, nga burimet qeveritare të mbledhjes së kryeministrit Giuseppe Conte me krerët e shumicës së delegacioneve dhe Ministrin Boccia, raportojnë mediat italiane.

Gjatë sezonit të festave, do të jetë e mundur të dilet nga territori i komunave të vogla nën 5 mijë banorë, në një rreze prej 30 kilometrash. Ky është vendimi që qeveria do t’u komunikojë Rajoneve.

Ekziston edhe i ashtuquajturi përjashtim “në të dyja darkat festive”, sipas asaj që mësohet nga burimet qeveritare, në masat kufizuese që do të vendosen për festat e Krishtlindjes.

Brenda zonës së kuqe dhe portokalli, maksimumi dy jobashkëjetues do të lejohen të vizitojnë shtëpi private në të dyja ditët “e kuqe” dhe “portokalli”. Nga përjashtimi nuk llogariten personat nën 14 vjeç dhe lëvizjet e tyre do të lejohen.